Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ali Berisha, ka reaguar pas aktakuzave të sotme ndaj ish-presidentit, Hashim Thaçi, kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, shefit të Gr. Parlamentarë të VV-së, Rexhep Selimi dhe dhe skenat e djeshme ndaj ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Këto aktakuza, Berisha i ka quajtur fabrikime të mbetjeve të Millosheviçit në Beograd.

“Aktakuzat e sotme ndaj tashmë ish-Presidentit z. Hashim Thaçi, kryetarit të PDK-së z.Kadri Veseli, shefit të Gr. Parlamentarë z. Rexhep Selimi dhe skenat e djeshme ndaj ish-kryetarit të Kuvendit z. Jakup Krasniqi mbeten fabrikime të mbetjeve të Millosheviçit në Beograd”, ka reaguar Berisha në rrjetin social Facebook.

“Bashkëluftëtarët tonë do të vërtetojnë pastërtinë e luftës për Liri. Lufta e UÇK-së mbetet pjesa më e lavdishme e historisë tonë të re kombëtare”, ka thënë ndër tjerash Berisha