Bëri video intime në Facebook, kosovari shantazhohet me para për të mos ia publikuar

Një person është shantazhuar përmes rrjetit social “Facebook”.

Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, të martën rreth orës 09:00.

“Ankuesi ka raportuar se përmes rrjetit social, është shantazhuar nga një person tjetër të cilin nuk e njeh, i/e njëjta i ka kërkuar para për të mos i publikuar videot intime të cilat i kanë bërë përmes kamerave në Facebook”, theksohet në raport.