Bëri koment racist, Ermal Fejzullahu ‘kryqëzohet’ nga ndjekësit

Shkak për komentin racist të këngëtarit Ermal Fejzullahu ishte një foto e publikuar nga ish menaxheri i Era Istrefit, Faton Shoshi.

Ky i fundit ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një foto me Këshilltarin dhe Ndihmësin Personal të Presidentit të Gambias ku shihen duke darkuar së bashku dhe komenti racist i Ermalit e ka vënë aq shumë në siklet Fatonin sa është detyruar të mbyll komentet.

‘Thuj let kesh pak se s’po dihet qka është”,ishte komenti i Ermalit, duke nënkuptuar që të qeshë pak se nuk dallohet çfarë është.

Ndërkohë që shumë ndjekës i kanë kërkuar Ermalit të fshijë komentin e tij racist pasi nuk është e denjë për një artist si ai ky ofendim.