Bëri dush nudo në BBV, Valoni tregon kush nga banorët e ka parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Valon Shehu në një intervistë për lajmi.net ka zbuluar se kush e ka parë duke bërë dush nudo brenda shtëpisë.

I përfolur lidhur me këtë çështje, Shehu në intervistën për lajmi.net ka thënë se për të ka qenë jo-logjike të lahet me të brendshme, shkruan lajmi.net.

“Me thanë të drejtën, unë jam mësu, jam mësu, besoj të gjithë lahen nudo, ata gjithë banorët u lajshin me brekë, unë bojsha stërvitje dhe m’u duke si jo-logjike, si e papastër mu futë me brekë të palame, me u la prap. Plus që unë mendoj që edhe nuk është parë edhe produksioni i ka bërë kamerat që veç pjesa e lartë e trupit me u pa lakuriq, e banorët a e kanë parë a jo nuk e di se kanë mujtë më u afru me ia lëshu një sy”

Sipas tij, janë vajzat brenda shtëpisë ato që “e kanë shikuar tinëz” derisa ka bërë dush nudo.

“Besoj që ia kanë lëshu naj sy, se vet fakti që dy muaj aty, epshet janë akumuluar, vet fakti që e kanë komentuar, sidomos qikat”, tha ai.