Berat Rukiqi thotë se parlamentit të ardhshëm do t’i kërkoj amnisti fiskale për biznese

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, në një konferencë për media ka thënë se parlamentit të ardhshëm do t’i kërkoj që të miratohet një amnisti fiskale për bizneset.

Ai tha se Qeveria duhet të kenë mirëkuptim për bizneset edhe sa i përket pjesës së tatimeve.

“Ne e kemi kërkuar jo vetëm dënimet që janë të lidhura me menaxhimin e pandemisë, por të ketë mirëkuptim edhe nga pjesa e tatimeve.

Nuk mund të presësh një binzes të deklaroj diçka apo të paguaj kur ka rënie të dukshme. Unë shpresoj se në parlamentin e ardhshëm dhe do të kërkoj nga parlamenti i ardhshëm që të propozoj dhe të miratoj një amnisti fiskale për bizneset”, tha ai.

Por çfarë është amnistia fiskale apo e kapitalit? Me këtë nismë qytetarëve supozohet t’ju falen të gjitha detyrimet e prapambetura si pasojë e mosdeklarimit të pasurisë së tyre, e vënë në këtë rast duke punuar në të zezë.