Berat Buzhala tregon kush po prinë në Prishtinë, Gjilan, Prizren e Gjakovë

Gazetari Berat Buzhala ka publikuar disa rezultateve të cilat ai ua atribuon EXIT POLL-eve.

Buzhala ka thënë se në Prishtinë deri më tash rezultati është plus – minus 1 përqind.

Për Gjilanin, ai thotë se në një EXIT POLL prinë kandidati i LDK-së, Lutfi Haziri e në një tjetër Alban Hyseni i VV-së.

Në Prizren, sipas Buzhalës është Shaqir Totaj i PDK-së ai që po prinë, ndërsa në Gjakovë thotë se Ardian Gjini i AAK-së ka epërsi të konsiderueshme.

Ky është postimi i tij:

Te dhenat e exit polleve deri me tash:
– Ne Prishtine, rezultati deri me tash eshte plus minus 1 per qind. Te dyte kandidatet jane ne gare;
– Ne Gjilan, ne nje exit poll eshte Luta perpara, ne nje tjeter eshte Albani perpara;
– Ne Gjakove Ardin Gjini e ka nje perparesi te konsiderueshme;
– Ne Prizren lehtesisht po prine Shaqir Totaj.
Pra, prej kater qyteteve te medha vetem Gjakova duket e mbyllur. Hajde, pak ma gjalle pak ma gjalle.