Berat Buzhala nuk dëshmon në seancën e ‘Syrit të Popullit’

Gazetari dhe ish deputeti Berat Buzhala nuk ka qenë prezentë sot në Gjykatën Themelore të Drejtësisë për të dhënë dëshminë në rastin e “Syrt të Popullit”.

Buzhala ka qenë i ftuar në cilësinë e dëshmitarit.

Gjyqtarja Naime Jashanica ka bërë të ditur se Buzhala ka lajmëruar mos-prezencën e tij.

“Berat Buzhala ka njoftuar se është rrugës për një shtet fqinjë dhe nuk mund të jetë i pranishëm”, tha gjyqtarja Naime Jashanica.

Sot gjatë ditës ka dëshmuar edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli i cili ka debatuar disa herë më të akuzuarit, sa është dashur edhe intervenimi i Policisë së Kosovës.

Për momentin është duke dëshmuar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Gjatë dëshmisë së Thacit janë përjashtuar mediat.