Berat Buzhala i reagon Albin Kurtit: Mos fol të pavërteta për T7

Drejtori i televizionit 7 Berat Buzhala, ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit Albin Kurti, i cili e akuzoi televizionin në fjalë se nuk e ka transmetuar një intervistë të Avdullah Hotit.

Buzhala ka bërë të ditur se në televizionin që drejton ai, transmetohen të gjitha intervistat që kryhen.

“Dicka e permendi Albini T7’shin. Tha qe nje interviste nuk eshte transmetu. Nuk eshte e vertete. Asnje interviste qe eshte xhiru e askujt nuk ka mbete pa u transmetu”, ka shkuar Buzhala në Facebook.

Kryeministrit Kurti, tha se intervista e Hotit është xhiruar po nuk është transmetuar në t7.