Beqiri: Në momentin që vendi shkon në zgjedhje, LDK do të dalë e para

Kanë vazhduar takimet e kryesisë së LDK-së me strukturat e degëve, sot ishte takimi me strukturat e Malishevës.

Të pranishëm prej anëtarëve të kryesisë ishin, Sekretari i Përgjithshëm, Ismet Beqiri, Vlora Dumoshi, Arban Abrashi, Anton Quni, Naser Osmani, Lutfi Zharku dhe deputeti Driton Selmanaj.

Siç njofton LDK, takimin e hapi kryetari i degës së LDK-së në Malishevë, Sami Kafexholli, i cili theksoj përkrahjen e degës së LDK-së në Malishevë për të gjitha qëndrimet e LDK-së.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri përcjelli fjalën e kryetarit Mustafa për të gjitha çështjet aktuale, dialogun me Serbinë, qëndrimin e LDK-së kundër korrigjimit të kufijve, formimin e Forcave të Armatosura, liberalizimin e vizave dhe çështjet aktuale në vend të cilat tashmë janë të njohura për opinionin.

Beqiri ka thënë se LDK është e unifikuar dhe në momentin që vendi shkon në zgjedhje, LDK do të dalë e para. Ai ka thënë që përmes këtyre takimeve LDK është më afër elektoratit.