Kamenicë

Beqiri: Kosova shpejt shkon në zgjedhje dhe LDK do të del e para

Kryesia e LDK-së viziton e radhës e ka pasur në degën e saj në Kamenicë, ku kryetari i degës, Shaip Surdulli, i njoftoi për vendimin e kryesisë për takime me strukturat, kësaj radhe në Kamenicë.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri i përcjelli përshëndetjet e kryetarit Mustafa, për të folur më tutje rreth qëndrimeve të LDK-së për situatën aktuale politike (dialogun me Serbinë, kufijtë shtetror, Formimin e Forcave të Armatosura, listat e fryera të veteranëve e çështje tjera të rëndësishme për vendin), të gjitha këto tema tashmë të njohura për opinionin.

Ai shtroi nevojën e shtetit për qeverisjen e LDK-së dhe vendit t’i kthehen institucione legjitime të formuara me votë të popullit, kurse falënderoi strukturat e Kamenicës për gjithë kontributin e tyre dhe kërkoi angazhim dhe mobilizim të degës sepse Kosova shpejt shkon në zgjedhje dhe LDK-ja do të del e para. “Komunat të cilat janë të udhëhequra nga LDK-ja, kanë politika të mira, janë shumë të suksesshme dhe prioritet i tyre është mirëqenia e qytetarëve”, ka thënë Beqiri.

Lutfi Zharku ka theksuar se qëllimi i këtyre takimeve është përgatitja dhe mobilizimi i elektoratit të LDK-së për ta rrëzuar qeverinë dhe vendi të shkojë në zgjedhje. Kryetarja e Forumit të Gruas, Lirije Kajtazi ka përmendur faktin që në politikë kemi nevojë më shumë për gra në vendimarrje dhe fusha tjera. Ajo gjithashtu ka thënë që pjesë e prioriteteve të LDK-së në programin e ardhshëm qeverisës do të jetë përfshirja e më shumë grave në vendimmarrje dhe në procese tjera të rëndësishme. Deputeti, Imet Rrahmani, ka përshëndetur formën e komunikimit me elektoratin dhe struktura dhe këto takime të shpeshtohen dhe herave tjera të jetë një bashkëbisedim më i gjatë.

Ai gjithashtu ka thënë se tashmë ekziston momentumi politik që të ngritet mocioni dhe ka argumente dhe gabime të cilat këtë qeverisje e rrëzojnë. “Të gjitha strukturat e degës së Kamenicës kanë shprehur përkrahjen e plotë ndaj qëndrimeve të LDK-së, kanë vlersuar se LDK-ja karshi këtyre qëndrimeve ka rritje të dukshme, elektoratit të LDK-së i është kthyer besimi dhe shpejt LDK-ja do të jetë në qeverisje”, thuhet në njoftimin e LDK-së.