Sekretari i LDK-së

Beqiri: Koalicioni qeverisës është duke i bërë dëm vendit

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri përmes një postimi në “Facebook”, ka ripërsëritur se gjendja aktuale në Kosovë nuk është e mirë në shumë aspekte.

Beqiri në këtë postim ka shkruar se qeverisja e koalicionit qeverisës është duke i bërë dëme të mëdha shtetit dhe qytetarëve.

Në Degën e LDK-së në Shtimje, në një takim dhe debat të hapur, në prezencen e strukturave të kësaj dege, u fol për aktualitetin politik në vendin tonë.

I informuam për të gjitha qëndrimet e organeve tona qendrore për ato që janë të interesit të veçant për vendin dhe LDK-në.

Si edhe në takimet tjera, konkludimi kryesor ishte: Vendi ynë është në një gjendje jo të mirë në shumë aspekte, mbi të gjitha qeverisja e koalicionit të pakicës, është duke i bërë dëme të mëdha shtetit dhe qytetarëve tonë.

U dha perkrahje qendrimeve të lidershipit partiak dhe u theksua nevoja për mbajtjen sa më të shpejtë të zgjedhjeve nacionale. Falenderim Kryetarit të Degës z.Selim Shabani dhe strukturave të Degës për angazhimin e tyre.