Beqaj: Këtë vit do të financojmë 110 biznese fillestare

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka lansuar sot “Programin për Financimin e Bizneseve Fillestare”.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm kryetarit i Kuvendit, Kadri Veseli, Ministri i Financave z. Bedri Hamza, Rektori të Universitetit të Mitrovicës “ Isa Boletini” Alush Musaj, dhe qindra profesorë e studentë mitrovicas.

Me këtë rast pari i Inovacionit tha:

“Si Ministër kujdesem që të nxisë vendosmërinë, entuziazmin dhe guximin e rinisë tonë, që të shërbejë si shtyllë e zhvillimit tonë social dhe ekonomik. Për mua është e rëndësishme që të sigurojmë ambientit të favorshëm të të bërit biznes, infrastrukturës fizike, ligjore dhe financiare”, deklaroi Beqaj.

Beqaj theksoi rëndësinë e madhe që ka kjo përkrahje për zhvillimin ekonomik të vendit dhe të rinisë kosovare, duke shtuar se pothuajse të gjitha storiet e suksesit të ndërmarrësve në botë, fillet i kanë në vitet e rinisë së tyre.

Duke premtuar përkrahje të vazhdueshme për të rinjt ai shtoi:

“Sot kemi edhe një lajm të mirë për këtë rini. Këtë vit do të financojmë mbi 110 start-up, ide inovative në sektorin e prodhimit dhe shërbimeve në TIK, të bazuara në shkathtësi të buta dhe zhvillime teknologjike”.

Ministri Beqaj, tha se beson fuqishëm se gjenerata e re e bizneseve “Start-up”, të financuara nga MIN, do të lënë gjurmë në ekonominë tone, njofton Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë përcjellë Klan Kosova.

Gjithashtu në këtë organizim Ministri Beqaj së bashku me Kryetarin e Kuvendit z. Kadri Veseli, Ministrin e Financave z. Bedri Hamza dhe Rektorin e Universitetit te Mitrovicës dha lajmin e mirë, për themelimin e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Universitetin e Mitrovicës.

Ndër të tjera ai shtoi se, Qendra do të fokusohet në inkubim, trajnime, laboratorë, hulumtim dhe zhvillim, mentorim dhe konsulencë, hapësirë e përbashkët e punës, akselerator i biznesit, takime dhe konferenca, B2B dhe projekte donatorësh.