Minsitri Beqaj pjesë e tryezës së diskutimit me Kongresmen dhe personalitete tjera në Washington.
Siç njofton kumtesa, Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj po qëndron në Washington ku po merr pjesë në tryezën e diskutimit me Kongresmen dhe personalitete tjera me ndikim në skenën politike.
Beqaj gjatë fjalimit të tij ndër të tjera theksoj ndikimin gjeopolitik në zhvillimin e Ballkanit, si dhe rëndësinë e vazhdimit të procesit të integrimit.
”Involvimi i SHBA-ve është i pashmangshëm për të zgjidhur kontestet në Ballkan dhe për të garantuar mirëqenie të qëndrueshme”, tha ndër të tjera Beqaj.
Ministri Beqaj gjatë qëndrimit të tij në ShBA do të pritet në takim nga Kongresmeni Robert Adelhort si dhe do të jetë folës kryesor në Konferencën “Smart Cities 2019” ku do të prezantohet shteti i Kosovës me financimin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.







