Beqaj e Sveqla kapen rreth deklaratave se Hashim Thaçit

Mbledhja e Komisionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për hetimin e deportimit të gjashtë shtetasve turq po vazhdon me polemika të shumta ndërmjet kryetarit të këtij Komisioni nga Lëvizja Vetëvendosje, Xhelal Sveqla, dhe anëtarit të këtij Komisioni nga PDK-ja, Hajdar Beqa, raporton Gazeta Express.
Beqa i ka kërkuar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje që të kërkojë falje pas deklaratave se presidenti Hashim Thaçi do të sillet me dhunë për të dëshmuar në këtë Komision.

“Nuk është mandat i komisionit tonë me tregu këtë, kërkoj nga ana juaj me qenë me i matur dhe mos mi fy fytyrat publike sepse kemi tjetër mandat, sepse PDK del nga mbledhja. Kërkoj nga ju që të kërkoni falje”, ka thënë Beqaj.

Ndërsa Sveçla i ka thënë se presidenti Thaçi nuk është i Partisë Demokratike.

“Nëse Thaçi nuk vjen e sjell Gjykata me vendim”, ka shtuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje.

Më pas deputeti Hajdar Beqa, ia ka përmendur Sveqlës deklarimet e bërë në televizionin T7 rreth sjelljes më forcë të Thaçit për të dëshmuar në këtë Komision, dhe i ka kërkuar që të bëhet më i matur.

“Kisha kërku prej teje me qenë i matur sepse ndryshe e prish punën e këtij komisioni po flas në bazë te intervistës që e ke pas në T7 sepse ne nuk kemi vendos me dal në televizion por na kemi me thirr e ne ketë mënyrë e dëmtojmë punën e komisionit” ka vazhduar deputeti i PDK-sw