Autoriteti i Konkurrencës ka verifikuar se dega e Telekomit të Serbisë në Kosovë (MTS) ka bërë veprime në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e konkurrencës.

Selajdin Beqa, ushtrues detyre i drejtorit të Autoritetit të Konkurrencës ka thënë se MTS ka blerë operatorë të vegjël pa i njoftuar shitblerjet në AKRK.

Ne si Autoritet kemi pasur disa ankesa nga qytetarë e operatorë të ndryshëm nga viti 2008 e këtej. Por në vjeshtën e vonshme të vitit 2022 kemi filluar me një analizë të tregut përkatës si sektor në kuadër të Telekomit, e posaçërisht shërbimet e internetit dhe të televizionit”, ka thënë Beqa në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK.

Sipas tij, Autoriteti i Konkurrencës ka verifikuar se MTS po bën veprime të jashtëligjshme.