Kandidati për deputet nga PDK-ja, njëherit deputeti aktual, Hajdar Beqa ka qenë prezent në tubimin e radhës madhor të Partisë Demokratike të Kosovës në Istog.
“Si kudo në Kosovë, edhe në Istog, PDK po rikthehet fuqishëm! Entuziazëm, mobilizim, shpresë dhe besim për fitore”, ka shkruar Beqa.
Hajdar Beqa në këto zgjedhje garon me numrin 31 në listën e PDK-së.







