Deputeti i PDK-së

Beqa: Mungesa e mazhorancës tregon se rruga e duhur është të shkohet në zgjedhje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka thënë se duke parë mungesën e mazhorancës në Kuvend rruga e duhur është që të shkohet në zgjedhje.

Ai ka thënë se nuk duhet që të shkohet në pushim pa pasur një mocion për ta rrëzuar qeverinë.

“Nëse ju mundeni si kryesues me gjete kryeministrin unë mundem më bë pyetje po s’di ku me gjete kryeministrin. Kjo pamje e Kuvendit tregon më së miri që duhet me shku në zgjedhje. Kryesia e Kuvendit është dashtë me u koordinuar me shefat e grupeve jo me thirr një seancë të tillë ku vijnë 10-15 deputetë dhe një ministër ose dy. Po shihet që po degradohet institucioni që është tempulli i demokracisë, kur ministrat dhe kryeministri nuk respektojnë duhet të gjejmë një rrugë juridike që të shkojmë ne zgjedhje. Nuk duhet të shkojmë ne pushim të sezonit pranveror pa pasur një mocion për ta dërguar këtë Qeveri në shtëpi”, ka thënë ai./EO/

BONUS VIDEO| Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare, në rend dite janë pyetjet parlamentare