Beqa: Kurti s’do të mund të realizonte takime si të Rugovës e Thaçit edhe po të rrinte deri për vitin e ri

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka folur për vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Beqa ka thënë se Kurti po të qëndronte deri për vit të ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të mund të arrinte të aranzhonte nivele të takimeve që kanë realizuar ish-presidenti Ibrahim Rugova e Hashim Thaçi.

“Ai duhet ta pranojë që vizita e tij ka qenë e dështuar”, ka thënë Beqa.

Zyrtari i PDK-së tutje ka thënë se pritja e Ramush Haradinajt në Departament të Shtetit ishte më e lartë për nga niveli se takimet e kryeministrit Kurti.