Ish deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka reaguar pasi që kryeministri në detyrë, Albin Kurti i prezantoi sot autoblindat e ardhura nga Amerika për ushtrinë e Kosovës.

“Nga sot Ushtria jonë me mjete të reje ushtarake. Faleminderit kryetar Kadri Veseli, porosia jote u kry, marrëveshja jote u bë realitet🇽🇰🇦🇱🇺🇸”, ka shkruar Beqa.

Nën rreshta Beqa thotë se këto autoblinda janë pjesë nga marrëveshja që kishte bërë Veseli gjatë një vizite në SHBA, ku i kishte parë nga afër këto autoblinda. /Ballkani.info/