Protesta “1 nga 5 milionë” është mbajtur edhe sonte në Beograd për të tetën herë kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Sërish në rrugët e Beogradit kanë dalë mijëra protestues dhe kërkesën e vetme që Vuçiq të largohet nga pushteti.

Para të pranishmve kanë folur profesorët Çedomir Çupiq dhe Zoran Ivosheviq.

Ivosheviq ka thënë se presidenti e ka shkelur Kushteturën, duke sjellë deri tek mosfunksionimi i shtetit, transmeton Ballkani.info.

#1od5Miliona #poceloje #stopkrvavimkosuljama #beograd #srbija pic.twitter.com/2f8pcAClaa

— Varoš Kapija (@MatijaBozovic) January 26, 2019

Ai ka thënë se vetëm qytetarët dhe opozita mund ta detyrojnë Vuçiqin që të jap dorëheqje dhe ka kërkuar që qytetarët të jenë të vendosur në këtë kërkesë.

“Kjo njëkohësisht është edhe orë e demokracisë edhe për të gjitha pushtetet e ardhshme”, ka thënë Çupiq.

Ai ia ka falemnderuar qytetarët për protestë të cilët kanë dalë kundër pushtetit uzurpator.

PROKUPLjE #1od5miliona 26.01.2019. Druga protestna setnja pic.twitter.com/9LvcQgBVZT

— Boban Lepojevic (@BobanLepojevic) January 26, 2019

“Që Serbia ta kthejë Kushtetutën është e domosdoshme që Vuçiq të jap dorëheqje”, ka vlerësuar Ivosheviq.

Ndërkaq, mbrëmë disa qytete të mëdha të Serbia po ashtu janë mbajtur protesta madheshtore kundër Vuçiqit. /Ballkani.info/