Benzina lirohet për 1 cent, çmimet e naftës dhe gazit mbesin të njëjta

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për ditën e enjte.

Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës dhe gazit ka mbetur i njëjtë krahasuar një ditë më parë, kurse benzina është liruar për 1 cent.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së enjte dhe janë të vlefshme për 24 orë. Kësisoj, MINT do të caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FMINT.RKS%2Fposts%2F348108320834923&show_text=true&width=500

Ditë më parë, Qeveria e Kosovës vendosi për vlerën se sa mund të fitojnë kompanitë e shitjes së derivateve. Fitimi është 12 centë për shitjet me pakicë, ndërsa 2 centë për shitjet me shumicë.

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës i kishte dërguar letër Qeverisë së Kosovës me anë të së cilës kërkojnë që marzha të caktohet duke u bazuar në nivelet e çmimeve aktuale.