Bentley

Bentley Flying Spur i shtohet edhe hapësira për bagazh

Ndryshim që do ta bënte shumë për praktike, këtë makinë luksoze

Ditë më parë është lansuar Bentley Flyin Spur, si një makinë luskoze me 626 kuaj fuqi, me një stil shumë të mirë.

Mirëpo, ndryshime në dukje mund të ketë gjatë tërë kohës.

X-Tomi Design e kanë dizajnuar këtë model, sikur të jetë një karavan, duka ia shtuar edhe hapësirën për bagazh, ndërsa ia ruajtën të njëjtën pamje të këndshme.

Tavani i gjatë dhe përputhja me linajt tjera, do e bënte këtë Flying Spur shumë të dëshirueshëm, duke bërë që shumë njerëz të kërkojnë që të futet në prodhim.

Sikur të prodhohej, kjo makinë do e bënte vozitjen e përditshme, në një nivel të larti luksi dhe shumë praktik.

Vetëm se Bentley, nuk pritet ta prodhojë ndonjëherë në këtë formë, pasi e ka modelin Bentayga, që ka përmasa më të mëdha dhe plotëson këto nevoja.