Bacalar

Bentley Bacalar, vetura super speciale 1.7 milionëshe

Bacalar njihet si “Bentley më i rrallë me dy dyer i kohërave moderne”.

Kjo për shkak se do të prodhohen vetëm 12 të tilla, e që të gjitha tashmë janë shitur.

Çmimi për një veturë të tillë ka qenë 1.91 milionë dollarë, rreth 1.73 milionë euro.

Bentley Bacalar nuk ka tavan fare, pra nuk është kabriolet, por që i duhet patjetër një garazh.

Nga brenda, Bacalar është i punuar nga një dru natyral 5 mijë vjet i vjetër e nga jashtë ka një ngjyrë unike ari.

Bacalar ka motorin e Volkswagen Group, 6.0 litërsh W12 të modifikuar, i cili prodhon 650 kuajfuqi.

Ky motor bënë që kjo veturë shpejtësinë nga 0 në 100km/orë ta arrij për vetëm 3.5 sekonda ndërsa atë maksimale në 333km/orë.

Shpërndaje