COVID-19

Bënte shaka se kishte coronavirusin, pasagjeri vonoi fluturimin për tetë orë

Një pasagjer vonoi një fluturim për tetë orë me radhë pasi ‘bënte shaka’ se kishte coronavirus.

Sipas mediave të huaja, e gjithë ngjarja kishte ndodhur të shtunën në linjën ajrore të American Airlines që do të nisej nga Dallas në Nashville të Tenesi.

Pasagjeri i cili nuk është identifikuar, vazhdonte të qëndronte në bord, ndërsa pretendonte se kishte coronavirusin, i cili deri më tani ka infektuar në SHBA 3,774 persona, ndërsa 69 të tjerë kanë ndërruar jetë.

“Njerëzit ishin habitur sepse askush nuk dinte se çfarë po ndodhte, njerëzit nuk e dinin nëse ishte me të vërtetë i sëmurë apo jo”, tha pasagjeri Brandon Kenney.

Raportohet se pasagjeri më vonë u dëbua nga ky fluturim, teksa u përcoll nga oficerët e policisë.

“Menjëherë pasi u dëbua nga aeroplani, një nga policët u kthye, ndërsa shpjegoi situatën se personi tërë kohën kishte bërë shaka, kinse ishte i infektuar nga coronavirusi”, shtoi pasagjeri.