Benitez merr drejtimin e Evertonit

Rafael Benites është emëruar trajner i ri i Evertonit. Benitez në postin e shefit të shtabit teknik e ka zëvendësuar Carlo Ancelottin që është kthyer te Real Madridi.

Benitez ka nënshkruar kontratë trevjeçare. Te Evertoni besojnë se Benitez është njeriu i duhur për t’i sjellë suksese brenda tre vjetëve.

“Ne e kemi emëruar Benitezin, sepse besojmë se ai do t’i sjellë klubit suksese. Ta themi më thjeshtë. Ne duam të jemi skuadër konkurrente për të fituar trofe. Rafa është një fitues i dëshmuar me përvojë të madhe dhe një njeri i mirë”, ka thënë pronari i Evertonit, Farhad Moshiri.

Ndërkohë, i kënaqur që do t’i bashkohet Evertonit është shprehur edhe spanjolli Benitez.

“Unë jam i kënaqur që po i bashkohem Evertonit. Gjatë gjithë këtij procesi më ka bërë përshtypje dëshira e tyre për t’i sjellë suksese këtij klubi historik”, ka thënë Benitez.

Benitez në të kaluarën në Angli ka punuar te Liverpooli. Suksesi më i madh i Benitezit te Liverpooli llogaritet triumfi në Ligën e Kampionëve.