Beniada Nishani

Beniada Nishani: Big Brother VIP ka qenë eksperienca më e bukur e jetës time

Beniada Nishani ka qenë pjesë e Big Brother VIP dhe njëra ndër finalistet e këtij spektakli.

Ajo shpesh ka treguar për eksperiencën e jashtëzakonshme që ka kaluar brenda, ndonëse e ka bërë të rikthehet e të nisë një jetë të re në Shqipëri.

Biondja së fundmi ka nisur moderimin e një rubrike të re në “E diell”, të quajtur “Të lumshin duart”.

Beniada Nishani (Foto: YouTube)

E njëjta i është rikthyer sërish temës së BBV, ku madje jep edhe një këshillë për banorët që do të hyjnë në edicionin e dytë.

“Ka qenë mendoj eksperienca më e bukur e jetës time. Nuk krahasohet me asnjë eksperiencë tjetër. Disi edhe na mungon. Tani që mendoj se do të fillojë Big Brother 2, them sikur të isha futur akoma edhe një herë, vetëm për disa ditë”, u shpreh ajo.

“Këshilla ime për të gjitha ato vajza apo djem që do të hyjnë në Big Brother është të jenë vetvetja se pastaj normal se do të thonë se kjo ishte si ajo”, vazhdoi modelja që është rritur dhe ka jetuar në Itali.

Big Brother VIP 2 thuhet se do të nisë gjatë muajit dhjetor. /Telegrafi/