Bëni vitaminë C pluhur në shtëpi

Tashmë e dini që vitamina C ka rëndësi të jashtëzakonshme për shëndetin e organizmit dhe për sistemin e imunitetit. Ja si ta bëni vitaminën C në shtëpi dhe të jeni të sigurt që jeni duke e marrë mjaftueshëm.

Natyrisht, gjithmonë është opsioni që të blini suplemente të vitaminës C, mirëpo versioni shtëpiak është gjithmonë më i shëndetshëm, aq më parë që nuk ka shtojca sheqeri, transmeton Telegrafi.

Atëherë, si ta bëni vitaminën C natyrale pluhur?

Është e thjeshtë – thani lëvoren e ndonjë agrumi (limon, portokall, limetë, mandarinë…) dhe lëreni në tabaka që të thahet disa ditë.

Do të jetë e mjaftueshme që të thahet tri deri në katër ditë, ndërkaq nëse thyet kur e mbështillni, do të thotë që është tharë. Pastaj qiteni në blender për të formuar pluhur apo për t’u grirë sa më imët.

Vitaminën C të përftuar në këtë mënyrë mund ta shtoni në ushqim, jogurt, mund ta përzieni me mjaltë (është e shkëlqyeshme për zbutjen e dhembjeve të fytit), ta shtoni në pije smoothie…

Nëse mendoni përse thjesht të mos e hani atë portokall, në vend që ta grini lëvoren në rende, kjo është përgjigjja: natyrisht që mundeni (dhe duhet) të hani pemë, mirëpo vitamina C është shumë e përqendruar në lëvore sesa në brendi të vetë pemës.

Në 100 gramë lëvore të portokallit gjenden 136 miligram vitaminë C, ndërsa në të njëjtën sasi të pemëve gjenden 71 miligramë vitamina – pra, pothuajse dyfishi!

Me konsumimin e koreve të agrumeve ju do të merrni më shumë vitaminë C sesa me ngrënien e pemëve apo me marrjen e suplementeve.

Mjafton që brenda ditës të merrni një lugë të vogël të vitaminës së këtillë të përgatitur, në mënyrë që të merrni dozën e nevojshme të vitaminës C.

Ajo që gjithashtu është mirë është që, kur e grini lëvoren në rende apo me ndihmën e blenderit e shndërroni në pluhur, afati i kohëzgjatjes është deri në tre muaj nëse e ruani në vend të errët dhe të thatë, ndërkaq deri në gjashtë muaj nëse e mbani në frigorifer ngrirës.