Modelja Vildane Zeneli është një nga modelet më të komentuara në mediat rozë.
Ajo nuk komentohet vetëm për format e saja perfekte por eshe përsa i përket jetës së saj luksoze.
E së fundmi në një intervistë për ‘RevistënWho.com’ modelja ka treguar se përpos modelingut ajo merret dhe me biznes e nga ky profesion ka fituar shumë sa ti lejojë vetes një jetë luksoze.
‘Unë jam marrë me këtë biznes për shumë kohë, kam punuar shumë dhe vazhdoj të punoj, kështu që mund të bëj gjërat që dua. Është shumë e thjeshtë nëse punon fort mund të marrësh gjërat që do kesh, por më e rëndësishme është të jesh e lumtur jashtë botës së mediave sociale sepse të gjithë e prezantojnë një stil jetese në ‘Instagram’ por a janë të lumtur?Unë jam e lumtur jashtë rrjeteve sociale dhe për këtë gjë ndihem mirë’ është shprehur Vildane.









