Bën aksident Atdheu i “Përputhen”, publikohen pamje

Gjatë ditës ka ndodhur një aksident në zonën e Don Boskos në Tiranë.

Disa foto të ardhura pranë redaksisë së “NewsBomb” tregojnë qartë se një prej drejtuesve të mjetit është ish-konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xheravina.

Nga informacionet paraprake mësohet se ka qenë mjeti ngjyrë gri ai i cili ishte duke dalë nga parkimi dhe përplasi automjetin të tipit “Audi” që i përket ish-konkurrentit të “Përputhen” Atdheut.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.