La Liga

Bellingham tregohet joprofesionist, publikohet momenti kur e fyen bashkëkombësin e tij Greenwood

Skuadra e Real Madridit arriti fitore të madhe mbrëmë ndaj Getafes me rezultatin 2:0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të (të mbetur) në La Liga.

Një moment shumë interesant po diskutohet në rrjetet sociale, e që protagonisti kryesor është Jude Bellingham.

Bellingham pati një moment me lojtarin kundërshtar, Mason Greenwood dhe kamerat e kapën mesfushorin e Real Madridit duke e ofenduar bashkëkombësin e tij me fjalën: Rapist (përdhunues).

Kujtojmë që Greenwood ishte akuzuar nga e dashura e tij për dhunë fizike. Por, anglezi para disa muaji ishte shpallur i pafajshëm. /Ballkani.info

https://twitter.com/i/status/1753312120886686149