Real Madrid

Bellingham nuk falet për sjelljen ndaj arbitrit, ja në cilat ndeshje do të mungojë ylli i Realit të Madridit

Komisioni i Apelit, me një vendim të marrë në fillim të datës 8 mars, ka vendosur të rrëzojë ankesën e bërë nga Real Madrid për dënimin me dy ndeshje të Jude Bellingham, që do të thotë se futbollisti anglez do të humbasë përfundimisht ndeshjet kundër Osasunës dhe Celta.

Lojtari i Real Madridit u përjashtua me karton të kuq në fund të ndeshjes kundër Valencias pas diskutimeve kur gjyqtari Gil Manzano sinjalizoi fundin e takimit në momentin kur Brahim Diaz lëshoi një top në zonë që përfundoi në rrjetë nga Belingam.

Arbitri shkroi në procesverbal se Bellingham iu drejtua atij “në një qëndrim agresiv dhe duke bërtitur në mënyrë që ndaj anglezit të zbatohej neni 124 i Kodit Disiplinor, i cili sanksionon “sjelljen ndaj arbitrit me një qëndrim përbuzjeje ose mospërfilljeje”.

Real Madridi argumentoi se futbollisti në asnjë moment nuk e ofendoi arbitrin, duke theksuar se fjalët e tij, të pranuara që në momentin e parë, ishin “është një gol i drejtë” dhe se reagimi i tij kishte të bënte me tensionin e momentit, jo me përbuzje. për arbitrin. /Ballkani.info