Ish lojtari

Bellamy beson se Manchester City do ta fitojë Premier Leaguen

Craig Bellamy thotë se Manchester City do ta fitojë Premierligën pavarësisht se Liverpooli është lider në Premierligë.

City në stinorin e kaluar u shpall kampion i Premierligës dhe të njëjtën gjë kërkon në këtë stinor, mirëpo aktualisht është në pozitën e tretë me shtatë pikë më pak se Liverpooli.

“Nuk besoj se Liverpooli do të vazhdojë pa humbje, ata do t’i humbin një ose dy ndeshje, dhe personalisht mendoj se City do ta fitojë ligën”, ka thënë Bellamy, ish-lojtar i Cityt.

City ka pësuar dy humbje radhazi në Premierligë, dhe në ndeshjen e ardhshme luan si mysafir ndaj Southamptonit.