Bella Hadid me stil të viteve ’70-ta në kampanjën e “Michael Kors”

Bella Hadid u shfaq me një fustan me lule dhe me syze dielli në kampanjën e re.

Ajo është një nga modelet më të kërkuara të industrisë së modës dhe së fundmi është rikthyer në punë pas bllokimit të koronavirusit.

Bella Hadid u shfaq me shumë stil në fushatën e re të Michael Kors, për koleksionin vjeshtë 2020.

Supermodelja, 23 vjeçe, dukej rrezatuese si gjithmonë në këtë paraqitje, ndërsa ishte veshur me stil të viteve ’70-ta.

Modelja kishte veshur një fustan me ngjyra, ndërsa e kishte kombinuar me një çantë “Carmen” për këtë fotosesion.