Belinda Dragoti feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush sot

Pas largimit të Kejvina Kthellës nga “Xing me Ermalin”, Belinda Dragoti u zgjodh si velina e re që do t’u drejtojë pyetjet me “spec” personazheve të njohur.

Belinda nuk është emër i dëgjuar në botën e televizionit, por synon që së shpejti të arrijë majat dhe siç duket ka filluar që tani pasi ka arritur të mbledh me mijëra ndjekës në Instagram.

Ditën e sotme, Belinda feston ditëlindjen dhe ka ndarë me të gjithë fansat në Instastory një foto ku tregon se po pret ditëlindjen e saj.

Belinda ka lindur më 27 maj të vitit 2000 dhe sot mbush 19-vjeç.