Belgjikë 3-0 Rusi, notat e lojtarëve

Kombëtarja e Belgjikës ka shënuar fitore me rezultat 3-0 ndaj Rusisë në kuadër të Grupit B në Euro 2020.

Belgët kanë nisur furishëm Kampionatin Evropian, pasi kanë mposhtur thellë Rusinë dhe kanë treguar se jo më kot janë ndër pretendentë kryesor për trofeun.

Golat në këtë fitore të Djajve të Kuq u shënuan nga Romelu Lukaku (10’, 88’) dhe Thomas Meunier (34’).

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte anësori Meunier, i cili pas një goli dhe një asistimi u notua me 8.8.

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për portierin rus, Anton Shunin që u notua me 5.3.

Notat e lojtarëve

Belgium – Russia Live Score