Belgjika vendos masa të reja, kufizon lëvizjen dhe mbyll baret e restorantet

Qeveria e Belgjikës ka marrë vendim për masa të reja kufizuese në tentim për të ndalur përhapjen e COVID-19.

Vendimi është marrë të premten mbrëma, ndërsa do të hyjë në fuqi të hënën, njoftoi AP-ja.

Është vendosur që të ndalohet qarkullimi nga mesnata deri në orën 5.00, derisa janë mbyllur edhe baret e restorantet për një muaj.

Po ashtu, nuk do të lejohet shitja e alkoolit pas orës 20.00. Belgëve do t’u lejohet të shoqërohen jashtë shtëpisë me vetëm një person jofamiljar.

Po ashtu, të punësuarve u është bërë thirrje që të punojnë nga shtëpitë, kudo që është e mundur.

Belgjika është një prej vendeve më të prekura nga koronavirusi. Mesatarisht gjatë javës së fundit janë regjistruar mbi 6.000 raste të ditë.

Deri më tash, në vendin me 11.5 milionë banorë, janë shënuar rreth 192.00 raste pozitive, derisa kanë vdekur si pasojë e COVID-19, 10.327 persona.