Belgjika hyn në mesin e shteteve shumë të goditura nga koronavirusi, situata është rënduar

Sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve shëndetësore, koronavirusi ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 500 personave në Belgjikë, një prag i kaluar gjatë ditës së sotme.  

Që prej fillimit të pandemisë, numri i të infektuarve eshte afro 12 000 raste të konfirmuara. 

Sot, janë numëruar 513 të vdekur, rreth 160 më shumë gjatë fundjavës dhe 11 899 raste me COVID-19 janë konfirmuar nga testet laboratorike në këtë vend me 11,4 milionë banorë”, theksoi i njëjti burim në një conference shtypi.  

“Rritja e numrit të të shtruarve, 4 524 në total dhe pranimi në përkujdes intensive 927 si pasojë e coronavirusit është ngadalësuar këto 24 orët e fundit”, theksoi zëdhënësi i autoriteteve për këtë pandemi.