Belegu: Taksa dëmton Serbinë, Kosova është shtet dhe vendimet i merr e pavarur

Këshilltari i kryeministrit, Erolld Belegu thotë se taksa 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake ishte vendim i imponuar nga veprimet e këtyre dy vendeve.

Thotë se Serbia dhe Bosnja vazhdimisht kanë bërë shkelje të marrëveshjes së CEFTA’s dhe veprime të ngjashme që kanë dëmtuar Kosovës ekonomikisht dhe politikisht.

Ai ka pranuar se kjo taksë po dëmton shumë Serbinë, e cila po shfrytëzon çdo mundësi për ta larguar.

Belegu ka pranuar presionin amerikan për heqjen e takës, por thotë se Kosova është vend i pavarur dhe si të tilla janë edhe vendimet e tij.

Ai ka treguar se mendimi i Qeverisë së Kosovës për taksën 100 për qind nuk ka ndryshuar as pas vizitës së sotme në Prishtinë të komisionerit Johanes Hahn.

Sipas Belegut, taksa, është mënyra e vetme që detyron Serbinë për të arritur një marrëveshje të shpejtë me Kosovën.