Këshilltari i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, Erolld Belegu e ka komentuar ofertën e Albin Kurti drejtuar LDK-së.

Sipas tij, kjo ofertë është dëshmia më e qartë e frikës së të gjitha partive për fitoren e pashmangshme të AAK-së dhe Kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Këto zgjedhje janë një referendum dhe në të janë dy opsione:
1. Vazhdimësia e forcimit të shtetit të Kosovës dhe pozicionit të saj me politika zhvillimore që mbrojnë e çojnë përpara konceptin 100% shtet – opsion i përfaqësuar nga AAK
2. Vazhdimësia e politikave të brishta të kaluara dhe dobësimit të shtetit të Kosovës, duke ruajtur Status Quo-në – opsion i përfaqësuar nga partitë e tjera. Ky është një lajm i mirë për votuesin, i cili kurrë nuk i ka pasur më të qarta opsionet dhe idetë për Kosovën dhe kjo do të dëshmohet më 6 tetor!”, ka shkruar Belegu. /Ballkani.info/

loading…