psd

“Bekoi Albin Kurti” – PSD-ja aksion te kisha në kampusin e UP-së

Partia Social Demokrate ka zhvilluar një aksion para Kishës në oborrin e UP-së, ku Kisha Ortodokse serbe dje mbajti liturgji fetare.

PSD në muret e kësaj kishte ka vendosur mbishkrimet “Simbol i shovinizmit, bëhet faltore: Bekoi Albin Kurti”.

Kujtojmë se dje serbët dje u rikthyen në kishën e papërfunduar, për herë të parë pas vitit 1998, për të mbajtur një liturgji fetare.

Siç njoftoi Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit, liturgjia u mbajt nga Peshkopi Teodosije.
Ky veprim i Kishës Ortodokse Serbe ngjalli reagime të shumta në Kosovë, e madje u konsiderua provokim.

Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për lirimin e kampusit universitar nga të gjitha objektet e ndërtuara pa leje, ku përfshihet edhe objekti në të cilin është organizuar ceremonia në fjalë.