Gjatë ditës së sotme, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jasharin, si dhe kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashin.
Kjo është bërë e ditur nëpërmjet profilit Facebook, ku Bekim Jashari, ka thënë që ky takim do të jetë në shërbim të qytetarëve.
“Takim i rëndësishëm, në shërbim të qytetarëve, mirëqenies dhe perspektivës. Faleminderit Kryeministër. E kaluara na ndriçon rrugën tonë!”, ka shkruar Jashari./Ballkani.info/









