Bekim Jashari premton mbështetje për sektorin e bujqësisë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka deklaruar se familja Dervishi nga Kosterci, është shembull i mirë i punës dhe angazhimit familjar, që nëpërmjet blegtorisë, të zhvillohen ekonomikisht si familje dhe shtim të të mirave materiale e ekonomike nga ky sektor.

Kjo familje që ka fermë të lopëve qumështore, është përfituese e projektit nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, për ndërtimin e stallës për 30 krerë lopë.

Postimi i Jasharit në Facebook:

Famlija Dervishi nga Kosterci është shembull i mirë i punës dhe angazhimit familjar, që nëpërmjet blegtorisë, të zhvillohen ekonomikisht si familje, dhe shtim të të mirave materiale e ekonomike nga ky sektor.

Kjo familje që ka Fermë të lopëve qumështore, është përfituese e projektit nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, për ndërtimin e stallës për 30 krerë lopë gjithsej.

Së bashku me nënkryetarin Lushtaku dhe drejtorin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Sokol Sallahu, kemi vizituar këtë fermë dhe u ndava i lumtur me punën e bërë në ndërtimin e fermës, që pritet të përfundojnë brenda 3 javëve. Familja Dervishi ka pas fat të keq muaj më parë, pasi i janë djegur 6 krerë lopë brenda stallës.

Qeveria ime është e përkushtuar të mbështes sektorët e bujqësisë, ashtu siç bëmë pak javë më parë, me subvencionim të fermerëve me makina mjelëse dhe për bletarë me koshere.

Ndihma jonë për bujqit e komunës së Skenderajt, do të vazhdojë pa u ndal!