Bekim Jashari konfirmon: Jam kandidat edhe për një mandat për kryetar në Skenderaj

Kryetari i komunës së Skenderaj, Bekim Jashari, ka konfirmuar se do të garojë edhe për një madat për kryetar të kësaj komune.

Jashari, ka theksuar se zgjedhja e tij, është në dorën e qytetarëve.

“Bekim Jashari do të garojë prap, a do të kem edhe një madat është në dorën e qytetarëve”, tha ai në Kanal 10.

Bekim Jashari do ta ketë një kundërkandidat të fortë, Sami Lushtakun.

Ky i fundit ka deklaruar më parë për mediat se do të jetë kandidat i PDK-së për zgjdhjet lokale që mbahen në tetor.

“Unë e kam thënë publikisht, unë do të kandidoj për kryetar të Skenderajt. Asnjëherë më i vendosur nuk kam qenë, e kam përkrahjen e PDK-së, ka thënë Lushtaku, kishte thënë Lushtakiu në një intervistë për kallxo.com.