Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari, ka njoftuar për rregullimin e një shtëpie të re për familjen 5 anëtarëshe të Bekim Gjeloshit nga fshati Qubrel.
Familja 5 anëtarëshe me kushte të rënda ekonomike dhe me fëmijë të sëmurë së shpejti do të bëhet me shtëpi të re dhe kjo falë shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, falë donatorëve dhe humanizmit të hoxhës, Halil Kasrati, njofton Jashari.
Ai gjithashtu ka treguar se kjo familje tash e tutje do të ketë përfitime n për çdo muaj përkrahje financiare nga familja e Akif Podrimçaku nga Drenasi, me banim në Slloveni.
Postimi i plotë i Bekim Jasharit:







