Bekim Jashari i bën urim të veçantë gruas për ditëlindje: Faleminderit që na mbushë me dashuri e lumturi të pafund

Bekim Jashari i ka bërë një urim të veçantë gruas së tij për ditëlindje.

Ai ka publikuar disa foto në Facebook ku në njërën shihet se i ka dhuruar lule, kurse foton tjetër e kanë së bashku edhe me fëmijë.

“Faleminderit që çdo ditë krahas kujdesit na mbushë me dashuri e lumturi të pafund!”, ka shkruar Jashari.

Postimi i tij:

Sot është një ditë e veçantë për mua dhe familijen tonë, shtylla e shtëpisë, njeriu që sakrifikoj çdo gjë që neve të kemi një familje të shëndoshë, femijë të rritur e edukuar nën frymen e patriotizmit e atdhedashurisë, feston ditëlindjen.

Gruaja ime e dashur, urime ditëlindja, unë dhe femijët tonë të dashur, Feridja, Hamëza, Besimi dhe Blerimi të urojmë shëndet, lumturi e jetë të gjatë pranë nesh.

Faleminderit që çdo ditë krahas kujdesit na mbushë me dashuri e lumturi të pafund!
Të paqim gjatë!