Bekim Jashari e falënderon Vjosa Osmanin që titullin që i ndau mixhës Rifat

Ushtruesja e detyrës së presidencës, Vjosa Osmani, në nderë të festës së 28 Nëntorit, ka ndarë “Urdhrin e Lirisë”, Rifat Jasharit.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, e ka falënderuar ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se ky është nder dhe respekt që iu tregua familjes së tij, veçanërisht mixës Rifat.

Më tej shtoi se për shkak të gjendjes pandemike, Rifati tash e sa kohë ndodhet në Gjermani.

“U.D Presidentja e Republikës së Kosovës, Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, i ka ndarë mixhës, Rifat Jasharit, ‘Urdhrin e Lirisë’, në shenjë nderimi për familjen Jashari dhe kontributin e tij atdhetar. Në emrin tim dhe të familjes Jashari, falënderoj U.D Presidenten për nderin dhe respektin e treguar ndaj familjes sonë dhe në veçanti mixhës Rifat. Për shkak të gjendjes pandemike, mixha Rifat, tash e sa kohë ndodhet në Gjermani, por me mendje e me zemër edhe sot si në çdo ditë tjetër është me ne”.

“Të fala për të gjithë shqiptarët nga gjaku i mësuesit e plakut të urtë, Shaban Jashari, heronjve tonë, Adem e Hamëz Jashari, nga mixha Rifat Jashari”.

“I dashur mixhë, të paçim gjatë, të presim me padurim. Gëzuar festat e Nëntorit”, tha ai.