Bekim Isufi mohon kontaktet me Dritën: Nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë kontakt

Drita pas largimit të trajnerit Ardian Nuhiju ka shtuar punën për gjetjen sa më shpejt të zëvendësit të tij.

Në opinion tashmë kanë dalë shumë emra që mund ta marrin skuadrën e Dritës e cila vlerësohet si më e mira nga Kosova në ranglistën e FIFA-s.

Njëri nga emrat është edhe ai i Bekim Isufit, madje kanë qenë edhe tifozët gjilanas që në komentet e ndryshme në rrjetet sociale kanë kërkuar rikthimin e Isufit në ekipin  gjilanas, megjithatë, duket se ende asgjë konkrete nuk ka.

Isufi në një deklaratë për Demokracia.com, ka thënë se asnjë kontakt nuk ka dhe nuk ka pasur.”

“Nuk kam pasur kontakte asnjëherë dhe nuk kam”, ka qenë përgjigjja e shkurtër e trajnerit gjilanas në pyetjen e Demokracia.com, nëse mund ta arrë drejtimin e kësaj skuadre.

Përveç Isufit si trajner i mundshëm i Dritës është përmendur edhe Alban Dragusha.