Bekim Haxhiu viziton infermierin që po mban grevën, ja çka i kërkoj

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu mbrëmë pas mesnate ishte në vizitë tek infermieri, Enlirat Duraku që po mban grevë urie  me qëllim të realizimit të të drejtave  dhe barazisë për infermierët.

Haxhiu në këtë takim e ka lutur Durakun që të ndaloj grevën e urisë pasi po e rrezikon jetën e tij.

Postimi i plotë i deputetit Bekim Haxhiu:

Në këto orë të vona, pak para mesanatës, në Klinikën Emergjente në QKUK takova infermierin Enlirat Duraku, i cili ka hyrë në ditën e 20-të të grevës së urisë, me qëllim të realizimit të të drejtave dhe barazisë për infermierët. Kërkesat e z.Durakur dhe infermierëve janë:

1. Të rritet pagesa e ndërrimeve të natës nga 18€ në 36€

2. Të paguhen orët shtesë dhe puna gjatë vikendeve

3. Të paguhet rrezikshmëria

Enlirat Durakun e luta që të ndërpres grevën e urisë pasi që jeta e tij është në rrezik dhe se nesër, në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, do të trajtojmë kërkesën e tij dhe të infermierëve të tjerë përmes sakrificës së tij. Gjendja shëndetësore e infermierit Enlirat Duraku është shumë e rënduar, nuk duhet që ai të pësojë në mënyrë që institucionet tona të reflektojnë. Parlamenti nesër ka në dorë që të përmirësoj një padrejtësi ndaj infermierëve dhe të shpëtoj jetën e Enlirat Durakut, i cili është i vendosur në realizimin e të drejtave deri në vetësakrifikim.