Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka njoftuar se ka uruar sot gjeneralin Sami Lushtaku për marrjen e detyrës si Kryetar i Komunës së Skenderajt.

Në një publikim të tij, Haxhiu tha se vendi ka nevojë për unitet dhe veprim, ndërsa theksoi se PDK po synon fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit, me Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër.

“Është koha për unitet, veprim dhe zhvillim për Kosovën dhe për çdo qytetar,” u shpreh Haxhiu, duke e lidhur urimin për Lushtakun me angazhimet politike të PDK-së në procesin e ardhshëm zgjedhor.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 28 dhjetor.