Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ka njoftuar se profesionistët shëndetësor e mbështesin fuqishëm programin për shëndetësi të PDK-së dhe kryeministrit në ardhje Bedri Hamza.
Haxhiu përmës një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar pikat kyçe të programit për shëndetësi që i kanë hartuar.
“1. Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, 2. Sistemi Shëndetësor me Pacientin në Qendër, 3. Digitalizimi i Shëndetësisë, 4. Rritje të pagave prej 50% për të gjithë profesionistët shëndetësorë, 5. Barna falas për të moshuarit me sëmundje kronike dhe kancer”, ka shkruar ai.
Bekim Haxhiu në zgjedhjet parlamentare garon me numrin 109./Ballkani.info/
Postimi i plotë:







